Chelsea nuk e lejon të largohet, ylli danez: Jam në një situatë të vështirë
Andreas Christensen pretendon se Chelsea po refuzon të shesë lojtarët e tij këtë verë pasi klubi rrezikon pezullimin e transferimeve.

Në shkurt, FIFA i ka dënuar The Blues me një pezullim transferimesh për merkaton e verës dhe atë të dimrit të ardhshëm pasi janë shpallur fajtorë për 29 incidente ku kanë thyer rregullat e blerjeve të lojtarëve nën moshën 18 vjeç.

Chelsea po mundohet të apelojë, por FIFA nuk kërkon ta heqë provizorisht pezullimin dhe situata mbetet akoma e paqartë. Christensen, i cili ka kohë që kërkon të largohet në mënyrë që të luajë më tepër, është si i zënë në kurth te Chelsea.

"Mesazhet që na kanë ardhur thonë se Chelsea nuk mund të apelojë dhe prandaj kërkon t’i mbajë lojtarët," shprehet danezi 22-vjeçar.

"Situata ime është e vështirë të pranohet." Christensen nuk është përdorur thuajse fare nga trajneri Maurizio Sarri këtë sezon, por ka bërë 10 paraqitje në Europa League. /albeu.com/

Shtuar më 25/03/2019, ora 19:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori