Chelsea nuk e prish "martesën" me Terry-in, zgjatet me një vit
Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka firmosur për një vit me Çelsin, lajm që është zyrtarizuar nga vetë klubi anglez.

Mbrojtësi 35­vjeçar, i cili ka luajtur 703 ndeshje që prej debutimit të tij në tetor 1998, mungoi në ndeshjen e fundit të kampionatit për pezullim dhe u duk ndarja më e trishtuar e mundshme, por tani vjen edhe lajmi i madh për kapitenin, kontrata e vjetër e të cilit skadon më 30 qershor.

“Jam shumë i lumtur, të gjithë e dinë që unë jam i Çelsit në çdo në çdo drejtim. Po pres me padurim sezonin e ardhshëm, që shpresojmë ta bëjmë të suksesshëm me trajnerin e ri. Falënderoj në mënyrë të veçantë tifozët: Jeni më të mirët në botë”, deklaroi Terri për faqen zyrtare të klubit, menjëherë pas firmave në kontratën e re.

Ndikim të madh në këtë rinovim mendohet se ka pasur trajenri i ri, Antonio Conte.
Shtuar më 18/05/2016, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori