Chelsea nuk heq dorë nga Hysaj, ofron 23 milionë euro
Pëlqej
Elseid Hysaj tek Chelsea, është një nga titujt e fundit që ofron merkato, me teknikun toskan Sarri që pas afrimit të Gonzalo Higuian në organikën e tij kërkon edhe shërbimet e shkodranit tek "Blutë" e Londrës.

Lajmin e publikon e përditshmja britanike "Daily Mirror", e cila thekson predispozitën e trajnerit të Chelsea-it për të transferuar në "Stamford Bridge" një tjetër lojtar të stërvitur prej tij, si tek Empoli ashtu dhe tek Napoli.

Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare të futbollit, i cili ka një kontratë të vlefshme me Napolin deri në qershor të 2021, projektohet një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, për një shifër që De Laurentiis do ta quante të arsyeshme.

Me emërimin e tij si në stolin e Napolit në verën e 2015-ës, Sarri zgjodhi të merrte me vete edhe mbrojtësin shqiptar i cili me fanellën e kaltër ka koleksionuar 155 prezenca mes kampionatit dhe Kupës së Italisë dhe atyre europiane.

Me ardhjen e Ancelottit shkodrani ka humbuar statusin e tij prej titullari të padiskutueshëm, detaj ky, që shto edhe predispozitën e Sarrit ndaj tij konsiderohen si faktorë që e shtyjnë Hysajn për të ndryshuar ambient.

Mediat angelze e japin të këtë transferim si një operacion shumë propabël.

Ndërkohë oferta e parë e skuadrës angleze për Hysajn është 23 milionë euro, një shifër që është konsideruar e ulët nga Napoli.
Shtuar më 24/01/2019, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori