Chelsea nuk humb kohë, kërkon rinovimin e kontratës me dy talentët
Klubi londinez është i gatshëm t’i zgjasë kontratën sulmuesit të ri, Tammy Abrahami dhe mbrojtësit të djathë, Reece James.

Të dy lojtarët kanë pasur paraqitje të mira, dhe kanë qenë në formë të jashtëzakonshme që nga ardhja e Lampardit si trajner i Chelseat, pasi që anglezi po iu jep rast lojtarëve të ri të dëshmojnë veten tek klubi anglez.

Sa i përket dy lojtarëve të lartpërmendur, drejtuesit e Chelseat janë në negociata me agjentët e lojtarëve për zgjatjen e kontratave, pasi që shihen si dy lojtarët që mund të kenë fjalën kryesore tek blutë e Londrës.
Shtuar më 19/12/2019, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori