"Chelsea nuk varet vetëm nga Hazardi"
Mbrojtësi brazilian i Chelseat, David Luiz, ka thënë se mediat e mbivlerësojnë varësinë e klubit londinez nga ylli belg, Eden Hazard, duke thënë se në skuadrën e klubit ka shumë lojtarë të mirë dhe nuk është vetëm Hazardi.

“Kemi shumë lojtarë të talentuar këtu, jo vetëm Edenin. Çdo lojtar këtu është i mirë. Edhe kur e humbëm Pedro në dhjetë minutat e parë të ndeshjes dhe hyri Ruben Loftus-Cheek. Kemi edhe lojtarë të tjerë të talentuar”, ka thënë Luiz.

“Ky është një klub i madh dhe kur je në një klub të madh, nuk mund të luash me vetëm 11 lojtarë. Duhet t’i kesh një minimum prej 18 apo 19 lojtarëve të cilët janë të gatshëm të luajnë dhe ne jemi të lumtur sepse kemi më shumë se 20”, deklaroi Luiz.
Shtuar më 29/10/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori