E ardhmja e Pep Guardiolas nuk është e lidhur me Manchester City-n. Pavarësisht zërave të fundit të merkatos që e lidhin ish trajnerin e Barcelonës me kampionët në fuqi të Premier League, sipas asaj që raporton ESPN, tekniku katalanas me shumë mundësi do të jetë timonieri i ri i kampionëve të Europës,
Chelsea.
Presidenti rus i "Bluve" londinezë,
Roman Abramoviç ka gati një superofertë për
Guardiolan, në bazë të së cilës ish numri një i Barcelonës do të përfitojë 20 milionë sterlina në sezon.
Shifër kjo që mposht çdo kundërshtar të mundshëm, duke përfshirë edhe Milanin, dhe që tundon jo pak Josep
Guardiolan. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2012,
ora 12:10