Chelsea oforn vetëm 4 milionë euro për Sarrin
Pëlqej
Chelsea thuhet se ka ofruar 4 milionë euro për të marrë Maurizio Sarri, por presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis këmbëngul për të marrë 8 milionë euro të plota.

Trajneri është zëvendësuar nga Carlo Ancelotti, por ai është ende në kontratë deri në vitin 2020, me një klauzolë lirimi që është e vlefshme deri në fund të këtij muaji.

Deri sa të lirohet nga ajo marrëveshje ai nuk mund të nënshkruajë për një klub tjetër, pavarësisht se tashmë ka një marrëveshje me Blutë e Londrës.

Corriere dello Sport raporton se skuadra angleze ofroi 4 milionë euro për të marrë Sarrin, e cila u refuzua menjëherë nga Partenopei. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori