Chelsea: Ofrojme 35 milionë euro për Robinhon
Albeu.com
Finalisti i Ligës së Kampionëve, Chelsea, ka dërguar një ofertë të vlefshme 35 milionë euro për sulmuesin e Real Madridit, brazilianin Robinho, edhe pse klubi spanjoll nuk e ka në plan ta shesë atë.Chelsea ëshë duke u përgatitur seriozisht për sezonin e ardhshëm, derisa Roman Abramovich edhe një herë dëshiron ta hapë llogarinë e tij.

Në listën përforcimeve, sipas Marca, gjendet edhe Robinho, ndërsa drejtuesit e klubti tashmë kanë dërguar një ofertë në drejtim të brazilianit. Por, Calderon nuk dëshiron të dëgjojë për një largim të Robinhos, dhe do të bëjë gjithçka që ta ruajë atë në Real.

“Robinho nuk është për shitje, dhe nuk kemi ndër mend ta lejojmë të largohet”, ka deklaruar së fundit Calderon, për mediat spanjolle.
Shtuar më 20/05/2008, ora 22:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori