Chelsea ofron 80 milione euro per Torresin
Albeu.com
Chelsea është e gatshme të ofrojë 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit spanjoll të Liverpoolit, Fernando Torres, shkruan "Tuttomercatoweb.com". Pronari rus i Chelseat, Roman Abramovich, nuk e ka ndërmend të kursejë para këtë verë. Chelsea synim kryesor ka brazilianin e Milanit, Alexandre Pato, mirëpo pasi ka hasur në rezistencë nga "rossonerët" tash ka kthyer sytë nga superylli spanjoll. Për Torresin është duke u interesuar edhe Manchester City.
Shtuar më 06/05/2010, ora 13:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori