Chelsea ofron Moratan + 40 milionë euro për Mauro Icardin
Sipas mediave spanjolle dhe italiane Chelsea ka ofruar Alvaro Moratan plus 40 milionë euro për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Morata nuk ka mundur të ambijentohet në Londër dhe është lidhur me një kthim në Juventus, kurse është parë në Milano këto ditë në një takim me drejtorin sportiv të Juventusit Fabio Paratici.

Siç raportojnë "Cadena Ser" dhe "Il Messaggero", ka zgjidhje të tjera në Serie A për spanjollin.

Raportohet se Chelsea është duke e përgatitur këtë ofertë duke ofruar Moratan plus 35-40 milionë euro në mënyrë që ta merr Icardin nga Interi.

Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë që mund të aktivizohet nga skuadrat e tjera nëse ata paguajnë 110 milionë euro në konton e Interit, por ajo është valide vetëm deri më 15 korrik.

Morata do të ishte i interesuar për një kalim në Nerazzurri sepse ata vitin e ardhshëm do të luajnë në Champions League kurse gruaja e tij që është një blogere e modës jeton në Milano dhe ka shtëpi në këtë qytet. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori