Chelsea po merr leksion nga Burnley, brenda në shtëpi
Ky fillim i Premier Leagues ështe me të vërtetë i çmendur.

Liverpoolit i iku nga duar 3 pikëshi në minutën e 93, Arsenali e mori në të 85 por mesa duket Chelsea nuk ka ndërmend ta marrë. Sapo është mbyllur pjesa e parë dhe Chelsea po humbet me rezultatin e pastër 0-3, përcjell Albeu.com.

Gary Chahill nga londinezët u ndëshkua në minutën e me karton të kuq dhe më pas në minutat e 24, 39 dhe 43 Burnley i dha tre goditjet brenda 19 minutave. Mbetet për tu parë pjesa e dytë e sfidës nëse Chelsea do bëhet ndopak i gjallë. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori