Chelsea po përgatit revolucion, 8 lojtarë me "valixhe" me duar
Mediat britanike kanë raportuar se Chelsea po përgatitet për një revolucion në verë dhe janë as më pak dhe as më shumë se 8 lojtarë që pritet të largohen.

Trajneri Frank Lampard është duke punuar për ta ndryshuar rrënjësisht skuadrën e kaltër, prandaj e ardhmja e shumë futbollistëve aktualë të Chelseat është e pasigurt.

Në mesin e tyre edhe mesfushorët Jorginho, Ross Barkley dhe portieri Kepa Arrrizabalaga, të cilët mund të kërkojnë klub të ri gjatë verës.

Humbja turpëruese 3:0 në shtëpi nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve tregoi më së miri sesa larg qëndron Chelsea nga klubet elitare evropiane.

Për më tepër, të kaltrit kanë ngelur prapa edhe në garë për top katërshe në Premierligë.

Thuhet se edhe Kurt Zouma, Willian dhe Pedro janë në mesin e lojtarëve që do të nxirren në shitje nga Chelsea në verë.
Shtuar më 27/02/2020, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori