Chelsea prane Di Marias
Albeu.com
Drejtuesit e Chelseat janë afër finalizimit të transferimit të sulmuesit argjentinas Angel di Maria, që aktivizohet me ekipin portugez Benfica. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta angleze "Sunday Mirror".
Di Maria në fund të këtij edicioni pritet t'i bashkohet Chelseat, ndërsa skuadra e Benficas nga transferimi i tij do të përfitojë rreth 40 milionë euro. Di Maria 22-vjeçar kërkohet edhe nga skuadrat e tjera si: Inter, Real Madrid e Barcelona.
Shtuar më 22/02/2010, ora 20:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori