Chelsea rivalizon Manchester Unitedin për Koulibalyn
Pëlqej
Chelsea dhe Manchester United janë në një betejë për mbrojtësin e Napolit Kalidou Koulibaly.

Të dyja klubet angleze duan të nënshkruajnë me një qendër mbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit, por Unitedi ka nevojë për më të madhin.

Synimi i tyre kryesor mendohet të jetë mbrojtësi senegalez i Napolit, Kalidou Koulibaly.

Klubeve nga Premier League iu është thënë se do të duhet afërsisht 90 milionë paund që Napoli të konsiderojë shitjen e lojtarit më të mirë të tyre.

Por, sipas "Sunday Times" të dy skuadrat angleze janë serioze në interesimin e tyre pavarësisht çmimit.

Si Unitedi, ashtu edhe Chelsea thuhet se kanë aranzhuar takim me drejtuesit e Napolit, por kërkesa e ekipit italian mund të jetë më e madhe se shifra e raportuar.

Për Koulibalyn interesim thuhet se ka shprehur edhe Barcelona, ndërsa lojtari së fundmi ka nënshkruar kontratë të re me napolitanët.
Shtuar më 10/12/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori