Chelsea shenon fitore, kryeson tabelen (VIDEO)
Albeu.com
Chelsea ka shënuar fitore të thellë prej 3-0 në ndeshjen e zhvilluar sot në Stamford Bridge, kundër Burnleyt. Goli i parë erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur pas një asisti të Didier Drogbas Nicolas Anelka shënoi në portën mysafire.Dy minuta brenda pjesës së dytë (47’), mesfushori gjerman Michel Ballack e dyfishoi rezultatin, ndërsa pesë minuta më vonë (52’), Ashley Cole e vendosi rezultatin përfundimtar.

Kjo është fitorja e katërt e Chelseat në katër ndeshje, dhe tashmë merr kreun e tabelës në Ligën Premier.

Ja 3 golat e ndeshjes:





Shtuar më 29/08/2009, ora 21:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori