Chelsea shenon fitore kunder Aston Villas, 2-0
Albeu.com
Ekipi i Chelseat, pavarësisht mungesave, ka shёnuar fitore 2-0 nё Stamford Bridge, ndaj ekipit nё formё, Aston Villas, pёr tё vazhduar kryesimin e Premierligёs.Tё dyja golat e bluve erdhën qё nё pjesё tё parё tё ndeshjes, sё pari me anё tё Joe Cole, pas 21 minutash lojё, dhe pastaj me anё tё Nicolas Anelka, dy minuta para fundit tё pjesës sё parё.

Me tre pikёt e reja Chelsea mbledh 17 gjithsej, pas shtatё javësh. Po aq ka edhe Liverpooli nё vendin e dytё.

Pas triumfit ndaj Arsenalit nё vikendin e kaluar, Hull City kësaj here ka befasuar Tottenhamin nё White Hart Lane, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0, dhe duke u ngritur nё vendin e tretё tё tabelës sё Premierligёs me 14 pikё.
Shtuar më 06/10/2008, ora 05:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori