Chelsea triumfon ndaj Man Utd dhe siguron finalen ndaj Arsenalit (VIDEO)
Chelsea i Frank Lampard ka arritur të sigurojë finalen e FA Cup, ku e pret Arsenali i Arteta.

Skuadra tjetër londineze mposhti 3-1 Manchester United me golat e Oliver Giroud, talentit Mount dhe mbrojtësit Rudiger.

“Djajtë” do të zgjoheshin vetëm në fund me penalltinë e realizuar nga Bruno Fernandes. Sakaq, në pjesën e parë pati edhe një dëmtimfrikshëm te Bailly, ndaj edhe 45 minutat u shtynë edhe me 11 minuta shtesë.

Sërish protagonistë negativë De Gea te goli i dytë dhe Maguirre te i treti i Chelseat.
Shtuar më 19/07/2020, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori