Chelsea ka arkëtuar tri pikë të arta në shtëpi ndaj
Sheffield Unitedit, duke fituar me rezultat 4- 1.
Ishin mysafirët që kaluan të
parët në epërsi përmes McGoldrick që shënoi në
minutën e nëntë.
Abraham në
minutën e 23-të barazoi rezultatin, kurse Chilwell në
minutën e 34-të kaloi vendasit për herë të parë në epërsi, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Gjatë pjesës së dytë ishte qendërmbrojtësi Thiago Silva që pas asistimit së Ziyech në
minutën e 77-të realizoi golin e tretë për “Blutë”, derisa fitoren e vulosi Timo Werner në
minutën e 81-të.
Pas kësaj fitore,
Chelsea ngritët në pozitën e tretë me 15 pikë, një më pak se lideri Southampton, derisa
Sheffield qëndron në fund me vetëm një pikë.
Shtuar më 07/11/2020,
ora 20:48