Chelsea shkatërron Swansea-n, fitore edhe për Liverpool e United (VIDEO)
Java e 22 e Premier League-s ka nisur me fitoren e tre ekipeve të mëdha Chelsea, Manchester United dhe Liverpool. "Blutë" e Jose Mourinhos kanë trimfuar përballë Swansea City, në një sfidë ku mjaftuan vetëm 45 minutat e para për të mbyllur gjithçka.

Chelsea fitoi 0-5 me gola të Oscar (1, 36), Diego Costa (20, 34) dhe Schurrle (80).

Me këtë fitore Chelsea ruan vendin e parë në kuotën e 52 pikëve.

Në takimet e tjera, Liverpool fitoi përballë Aston Villa 0-2 me gola të Borinit dhe Lambert, ndërsa Manchester United triumfoi përballë QPR-së me gola të Fellainit dhe Wilson. "The Reds" ngjiten në kuotën e 35 pikëve, ndërsa "Djajtë e Kuq" në kuotën e 40 pikëve në vend të tretë.

Manchester City, që gjendet tashmë 5 pikë larg Chelsea-t, luan nesër përballë Arsenalit. /albeu.com/







Shtuar më 17/01/2015, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori