Chelsea shpreh interesimin për futbollistin e Bayernit
Skuadra angleze, Chelsea po monitorton situatën e mesfushorit të Bayernit, Juan Bernat.

Shumë skuadra kanë shprehur interes për kartonin e futbollisit. Sië raportojnë mediat gjermane, për 25-vjeçarin ka shfaqur interes Barcelona, por nuk mbetet pas as Chelsea, me anglezët të cilët e shikojnë Bernat si zëvendësuesin ideal të Marcos Alonso, i cili me shumë mundësi do të transferohet te Parsi Saint-Germain.

Gjithsesi si për spanjollët ashtu edhe për anglezët do të jetë e vështirë të arrijnë te futbollisti, pasi ai konsiderohet i pashitshëm nga bavarezët, pasi është pjesë e një projekti afatgjatë për klubin e Heynckes. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2018, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori