Skuadra e
Chelsea-t ka shkatërruar Queens Park Rangers me rezultat 6-1. Heroi i kësaj ndeshje ishte
Torres, i cili
realizoi tri
gola. Fillimisht Daniel Sturridge në minutën e parë zhbllokoi
rezultatin, para se John Terry të shënonte për 2-0 (13’).
Më pas
Torres shënoi dy
gola (19’ dhe 25’) për 4-0 dhe
rezultatin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë
Torres kompletoi tregolëshin (64’), para se edhe Florent Malouda të shënonte për 6-0 (80’).
Golin e nderit për mysafirët nga Loftus Road e
realizoi Djibril Cisse (84’) për 6-1 dhe
rezultatin përfundimtar të takimit.
Me këtë fitore
Chelsea grumbullon 61 pikë në vendin e pestë dhe tri javë pa përfunduar sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2012,
ora 17:07