Chelsea, sulm "blitz" për Cavanin
Chelsea mund të jetë pranë realizimit të një goditje surprizë, blerjes "blitz" të Edinson Cavanit, çka do të përbënte një zhgënjim të madh për Realin e Manchester City, gjithashtu të përfshirë në negociata.

Sipas "Daily Mirror", Mourinho duket se ka bindur drejtuesit e skuadrës që të bëjnë një sakrificë, duke paguar menjëherë klauzolën e shitjes së caktuar në kontratën e tij me Napolin në 63 milionë euro.

Në Londër, gjithashtu janë të sigurt se pavarësisht dëshirës së uruguajanasit për të kaluar në "Santiago Bernabeu", ai mund të bindet nëpërmjet një page të parezistueshme.

Blerja e një sulmuesi është një prej objektivave kryesorë të Mourinhos dhe pasi Falcao u transferua në Monaco e Borussia Dortmund këmbëngul që Lewandowski nuk është në shitje, Cavani është shndërruar në objektivin kryesor.

Njëkohësisht, Chelsea duket se do të ishte i gatshëm që të përfshinte në bisedime edhe sulmuesin Fernando Torres, nëse Napoli do të shfaqë një interes. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2013, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori