Chelsea po përgatitet të jetë protagonisti absolut i merkatos së verës. Klubi i Jose Mourinhos kërkon të ndryshojë rrënjësisht repartin e sulmit. Sipas asaj që shkruan "The Sun", "Blutë" e Londrës duhet të mendojnë për kontratën në skadim të Samuel Eto'o, dëmtimin e rëndë të Fernando Torres dhe me një Demba Ba që duket shumë larg projekteve të teknikut portugez.
Për këto arsye, JoseMourinho i ka kërkuar presidentit Roman Abramovich të sjellë në Londër një mes Mario Mandzukiç, Diego Costa dhe Edinson Cavani.
Chelsea e ka seriozisht por duhet pritur merkatoja e verës për ta verifikuar. /albeu.com/