Chelsea triumfon ndaj Tottenhamit, Lampard i shkakton humbjen e 2 Mourinhos në Premier League (VIDEO)
Chelsea ka marrë një fitore të madhe 2-0 ndaj
Tottenham në White Hart Lane ndaj
Tottenham duke fituar një betejë të rëndësishme në luftën për kualifikimin në Champions
League.
Të besuarit e Frank Lampard kanë zhvilluar një ndeshje të madhe, sidomos në pjesën e parë, ku ka shënuar dy golat.
Ishte braziliani
Willian ai që zhbllokoi rezultatin me një gol të mrekullueshëm nga distanca në minutën e 12’ të takimit.
Pas një gabimi të portierit Gazzaniga, i cili shkaktoi një faull të çuditshëm brenda zonës,
Willian ka dëshiruar nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas pushimit
Tottenham hidhet në sulm, por i kuqi i Heung-Min Son i ka prerë krahët ekipit të Mourinho-s.
Në minutat e mbetura sfida
mbeti e tensionuar dhe ritmi qëndroi i lartë, por rezultati
mbeti i pandryshuar.
Chelsea ruan vendin e katërt dhe shkon +6 pikë nga
Tottenham që ndodhet në vend të 7-të.
Shtuar më 22/12/2019,
ora 19:37