Chelsea triumfon në sfidën e parë, Abraham heroi i ndeshjes
Skuadra e Chelsea ka arritur që të sigurojë fitoren e parë në kampionat.

"Blutë e londrës" mposhtën Norwich me rezultatin 3-2.
Ishte një ndeshje e vështirë për djemtë e Lampard por në fund dolën fitues.

Abraham njeriu që u bë protagonist në finalen e Super Kupës së Eurpoës kur humbi penalltinë, këtë herë ishte vendimtarë me 2 golat e realizuar (3) (68). Golin tjetër për Chelsean e shënoi Mount (17), ndërsa për Norwich shënuan Cantwell në minutën e 6 dhe Pukki në të 30-tën.

Chelsea pas dy takimeve të parë, ku kishte arritur të marrë vetëm një pikë, duke barazuar me Leicester City dhe duke u mundur nga Manchester United, këtë herë mori tre pikët e plota.
Shtuar më 24/08/2019, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori