Chelsea u ndal në barazim në debutimin e Tuchel, por thyen një rekord në Premier League
Thomas Tuchel ka debutuar me skuadrën e Chelseat në Premierligë.

Trajneri gjerman e nisi me barazim [0-0] me klubin e Chelseat në ndeshjen ndaj Wolves.

Por edhe pse rezultati ishte i bardhë, Tuchel theu një rekord me klubin e tij të ri

Gjatë ndeshjes skuadra nga Londra bëri 820 pasime dhe kishte 78.9 përqind posedimin e topit.

Këto shifra gjatë këtij sezoni s’i ka pasur asnjë skuadër, prandaj mediat në Angli po e llogaritin si rekord të ri për një trajner debutues.

Tuchel ka shumë punë për të bërë, pasi skuadra e Chelseat pas këtij barazimi rrezikon vendin e 8-të.
Shtuar më 28/01/2021, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori