Duhet edhe një vit, me merkaton e verës që u mbyll para disa ditësh, por ajo e ardhshmja mund të jetë vërtetë bombastike me një protagonist absolut:
Cristiano Ronaldo. Sipas asaj që shkruan "Daily Express", ylli portugez i
Real Madrid mund të lerë skuadrën e Carlo Ancelottit në përfundim të këtij sezoni.
Manchester United e mendon prej kohësh rikthimin e madh, por së fundmi në garë është futur edhe Chelsea i Jose Mourinhos. "Special One" ka një favor të madh: marrëdhënia e mirë që krijoi me
Ronaldon gjatë qëndrimit te
Real Madrid.
Çfarë do të ndodhë? Të presim e të shohim.../albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014,
ora 10:53