Skuadra e
Chelsea duket se e ka
humbur besimin te sulmuesi Alvaro Morata. Bomber spanjoll ka
humbur vendin e titullarit dhe tashmë duhet t’i ndjekë ndeshjet nga stoli.
Së fundmi sipas mediave britanike, drejtuesit e skuadrës angleze kërkojnë të sigurojnë shërbimet e sulmuesit që po
shkëlqen me
Xhenoan,
Krzysztof Piatek. 23 vjeçari ka shënuar plot 17 gola këtë sezon çka ka zgjuar interesimin e
Chelsea dhe disa klubeve të tjera europiane. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2018,
ora 10:32