"Chicarito" nuk ka dyshime: Ronaldo më i mirë se Messi
Pëlqej
Blerjes së re të Real Madrid, Javier Hernandez, i kanë mjaftuar pak ditë në Madrid për t’u bindur se përse Cristiano Ronaldo është më i mirë se Lionel Messi. Futbollisti i kombëtares meksikane, u bashkua me kampionët e Europës në huazim për 1 vit vetëm në fund të sesionit veror të merkatos. "Chicarito", i cili i shkoi në "Old Trafford" një vit pasi Ronaldo ishte larguar për në Madrid, thotë se ai menjëherë është surprizuar nga ajo se çfarë portugezi mund të bëjë në stërvitje.

"Nuk ka dyshim, Ronaldo është më i mirë. Në kaq pak kohë sa kam qenë këtu, kam parë se përse ai është më i miri në botë. Këtë nuk e them vetëm për atë që ai bën në ndeshje, por për atë që ai bën përditë. Për mua Cristiano është më i miri, dhe Messi është aty, pas Cristianos, aty ndodhet argjentinasi", shprehet Hernandez.

Gjithsesi meksikani e pranon se një lojtar ende qëndron mbi gjithë të tjerët, të paktën në opinionin dhe shijet e tij.

"Idhulli im është Ronaldo Nazario de Lima, "Fenomeni". Unë nuk e kam patur kurrë shansin ta takoj, por shpresoj që një ditë të bëj një foto me të", përfundon meksikani.

Legjenda e Brazilit, kaloi 5 vjet në Madrid dhe Hernandez shpreson t’i afrohet sadopak impaktit të tij në Bernabeu këtë sezon, për të siguruar që formula e tij e huazimit të shndërrohet në një transferim me të drejta të plota verën e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori