Chicharito apo Jese? Dilema e Ancelottit
Karim Benzema vazhdon të ketë probleme me gjurin e djathtë, ndonëse po bën çmos që të jetë në dispozicion për sfidën e nesërme kundër Atletico Madrid. Ndërkohë Carlo Ancelotti duhet të mendojë për një plan rezervë, nëse francezi nuk do të rikuperohet në kohë.

Dy janë opsionet që ka trajneri italian për zëvendësimin e tij: Javier Hernandez ose Jese Rodriguez.

Shifrat tregojnë se meksikani nuk është ndër të preferuarit e italianit, megjithëse në takimet e fundit ai ka qënë gjithnjë e më shumë protagonist. Kështu në ndeshjen me Malagan, ishte ish sulmuesi i Manchester United i zgjedhuri i Ancdelottit, ndërsa Jese nuk luajti asnjë minutë.

Ndoshta Ancelotti mund të ketë menduar që ta ruajë Jesen në formë për ta aktivizuar pikërisht në sfidën me "Los Colchoneros" në Champions League.

Gjithsesi Chicharito reflekton më shumë siguri nisur nga performancat e fundit në fushë. Kundër Granadës ishte ai që zëvendësoi Benzema, ndërsa ndaj Eibar, Bale qëndroi në stol me meksikanin që e nisi lojën si titullar. Gjithashtu me Malagan, Chicharito ishte një nga më të mirët në fushë për "Los Blancos", i shpejtë në sulm dhe mbështetës i saktë për Cristianon.

Chicharito apo Jese? Cilin prej tyre do të zgjedhë trajneri i Real Madrid?. Ka edhe një opsion tjetër që varet nga gjendja e Bale dhe në mungesë të tij, Ancelotti mund të jetë i detyruar t’i zbresë të dy në fushë. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2015, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori