Chicharito: I lumtur që luaj për klubin më të mirë në botë
Javier Hernandez duket se është i kënaqur me qëndrimin e tij në Real Madrid pavarësisht që nuk u aktivizua shumë këtë sezon.

Gjatë gjithë sezonit ai ka startuar vetëm një herë, megjithatë në 2 fitoret e fundit ai ka qenë kyç për Real Madridin, duke shënuar 3 gola.

“Po luaj për Realin dhe e shijoj këtë fakt. E falënderoj Zotin që po e shijoj këtë moment”, deklaroi ai për gazetarët, shkruan Goal.com.

“Do të luaj ku do Zoti. Po jetoj për sot. Nuk e di ku do të jem për një vit apo më shumë. Jam i përqendruar që të luaj sa më shumë minuta që mundem për klubin më të mirë në botë”, shtoi meksikani. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2015, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori