Chicharito mohon zërat për largim nga West Ham
Javier Hernandez, i cili njihet si “Chicharito”, i shpreh besnikërinë e tij ekipit të West Hamit.

Sipas mediave angleze, 29-vjeçari ka refuzuar ofertën e ardhur në drejtim të tij nga skuadra meksikane e Chivas-Guadalajara. “Chicharito” deklaroi se nuk ka aspak ndërmend të largohet nga Premier League gjatë merkatos së janarit, pasi në drejtimin e Moyes ndihet shumë mirë. Në fakt, formën e mirë që po kalon meksikani, pas rikthimit në Premier League, e konfirmojnë vetë shifrat.

Ai është aktivizuar në 11 ndeshje të kampionatit, duke shënuar 4 gola./Albeu.com/
Shtuar më 17/11/2017, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori