Chicharito shumë pranë eksperiencës së re
Chicharito Hernandez bëhet gati për një aventurë të re në Turqi, pas atyre në Angli, Spanjë dhe Gjermani.

Sulmuesi meksikan është vetëm një hap larg firmës me ekipin e Besiktas, ku do të përfitojë plot 3.5 milionë euro në sezon me bardhezinjtë.

Presidenti i klubit turk, Fikret Orman ndodhet në Londër për të negociuar me West Ham, të cilëve u ka ofruar 8.5 milionë euro për kartonin e sulmuesit, ofertë që nxit palët për të mbyllur me sukses këtë operacion të merkatos./albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori