Chicharito transferohet në La Liga
Javier “Chicharito” Hernandez nuk është në planet e West Ham, dhe do të largohet në muajin e ardhshëm.

Sulmuesi meksikan tashmë ka marrë dritën e gjelbër për tu larguar nga skuadra londineze, andaj tashmë ka një destinacion.

Chicharito është shumë afër të arrij marrëveshje me Valencian, pasi këta të fundit kanë mbetur të zhgënjyer nga Michy Batshuayi, që është i huazuar nga Chelsea.

Skuadra spanjolle do të paguaj 15 milionë euro për transferimin e ish-sulmuesit të Manchester United dhe Real Madridit. /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2018, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori