Chiellini: Dopieta ime për romanistët, interistët...
Giorgio Chiellinin e ndante një fije floku për t’u shndërruar nga shenjtor në djall, teksa pas avantazhit shkaktoi edhe autogolin, ndonëse mbrëmja e tij marramendëse do mbyllej me një tjetër gol që do siguronte tri pikët.

"Dopietë apo tripletë? Dopietë, autogoli ishte i Buffonit… Bëj shaka, topin e shtyva unë, por fatmirësisht në fund fituam. Nuk pësuam asnjë goditje në kuadrat gjatë të gjithë sfidës, prandaj ishte e drejtë që të fitonim ne. Pavarësisht përgjumjes së momentit, kjo skuadër tregoi karakter të fortë, sepse është më e bashkuar se kurrë dhe ka dëshirë që të përmirësohet në çdo ndeshje. Tani shpresojmë vetëm që të vazhdojmë kështu, ndonëse kundër Azerbajxhanit u vërtetua qartë se kemi diçka për të korrigjuar, kur pësojmë goditjet standarde. Ndeshje të tilla nuk do kemi luksin që t’i fitojmë gjithmonë, prandaj nga kjo sfidë thjesht duhet të nxjerrim mësimet që duhen", është shprehur Chiellini.

"Ne juventinët shpëtuam imazhin e Contes? Absolutisht jo. Ai ka të drejtë kur thekson se duhet të jemi më agresivë përpara portës, por në kombëtare nuk ka juventinë veçmas dhe pjesa tjetër. Këtu jemi të gjithë italianë, prandaj dopieta ime shkon për të gjithë juventinët, romanistët, interistët, milanistët dhe për këdo tifoz tjetër. Shpresoj që këta gola të bashkojnë të gjithë Italinë", përfundoi mbrojtësi i Juventusit. /albeu.com/



Shtuar më 11/10/2014, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori