Chiellini: Galliani, faleminderit për Pirlon
Giorgio Chiellini është kundërpërgjigjur ndaj polemikave të kohëve të fundit, që e ndezin edhe më shumë pragsfidën Milan-Juventus: “Ambrosini më ka akuzuar se jam bërë spiun? Unë thashë vetëm të vërtetën duke iu përgjigjur pyetjeve, asgjë tjetër s’kam bërë. Mendoj se mes Contes dhe Allegrit nuk ka asnjë keqdashësi, janë thjesht diskutime normale, – ka theksuar mbrojtësi i bardhezinjve gjatë intervistës së dhënë për ‘Corriere dello Sport’.

Ibra? Milani është një skuadër e madhe edhe pa të. E dija se kuqezinjtë do ta merrnin veten pas humbjes me ne në kupë”.

Njeriun që aktualisht po bën diferencën te Juventusi, Andrea Pirlon, ia ka dhuruar pikërisht Milani dhe Chiellini nuk mund të shmangë ironinë mbi këtë fakt: “Pirlo e ka ndryshuar Juven. E falënderojmë Adriano Gallianin që na bëri këtë dhuratë.

Sfida me kuqezinjtë? Nuk do jetë vendimtare, do të lërë akoma distanca që mund të zerohen. Besoj se për ata që janë pas nesh, do jetë shumë e vështirë të bëhen pjesë e betejës për titull”. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2012, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori