Chiellini i befasuar: Ronaldo, mendoja se ishte mision i pamundur
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, mendonte se ishte e pamundurCristiano Ronaldo të bashkohej me kampionët e Serie A, përpara se portugezi të arrinte në Torino.

Chiellini, nga SHBA, në prag të përplasjes së Juventusit me MLS All-Stars, të mërkurën, tha se kishte dyshuar që gjigantët italianë do të nënshkruanin me Ronaldon.

"Herën e parë që dëgjova për Ronaldon, u thashë miqve të mi: Jo, është e pamundur.

Pas një dite mendova, ndoshta është e mundur. Me menaxherin dhe drejtorin tonë, kjo gjë është tashmë realitet.

Juventusi po rritet vit pas viti, na duhej një kampion si Cristiano.

Shpresojmë se ai mund të na ndihmojë të arrijmë objektivin tonë”, theksoi mbrojtësi i bardhezinjve. /albeu.com/


Shtuar më 31/07/2018, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori