Chiellini: Ishim një ekip që nga fillimi e deri në fund e merituam fitoren
Giorgio Chiellini tha se përvoja e bëri ndryshimin mes Juventusit dhe Tottenham Hotspur në UEFA Champions League.

Italianët arritën të triumfonin ndaj skuadrës së Tottenham Hotspur me rezultatin 2-1, e cila ishte e mjaftueshme për të shkuar në çerekfinale.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por ndeshja që prisnim të luanim. Në fund të pjesës së parë, pavarësisht vështirësive të shumta që kemi pasur, e kemi ditur se do të krijonim raste”, tha Chiellini për Mediaset Premium.

“Ne bëmë punë të mirë, fati është në anën e atyre që guxojnë, kështu që ne fituam. Ishim një ekip që nga fillimi e deri në fund e merituam fitoren. Tottenham kishte mundësitë e tyre dhe është një ekip i shkëlqyer. Ndonjëherë ju nevojitet vetëm ajo shkëndijë, por përvoja jonë erdhi në shprehje dhe kemi bërë maksimumin në këto rrethana”.

“Nga viti në vit, ju mësoni, ju rriteni, por duke pasur parasysh cilësinë në dispozicion, ne duhet të luajmë më mirë. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe flasim rreth saj, sepse nuk jemi të verbër”, tha ndër të tjerash mbrojtësi italian. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori