Chiellini: Me Sarrin mund të flasësh vetëm para dushit, përndryshe kundërmon erë duhani
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio
Chiellini, ka folur për pasionin që ka trajneri Maurizio Sarri, për duhanin. Ai ka treguar se me Sarrin mund të
flasësh në zyrë
vetëm para se të bësh dush,
përndryshe do të kundërmosh erë
duhani.
“Një gjë që asnjëri nuk ka qenë në gjendje të ndryshojë është lidhjen e tij me duhanin. Mund të shkosh dhe të
flasësh me të në zyrë
vetëm para se të bësh dush, ende duke mbajtur uniformën e lojës, pasi
përndryshe do të kundërmosh erë
duhani”, ka shkruar
Chiellini në autobiografinë e tij.
Chiellini ka treguar edhe se si Sarri gjithmonë kërkon perfeksionin.
“Ai gjithmonë kërkon perfeksionin, si shembull qind për qind posedim në gjysmën e kundëreshtarit. Është utopike, sigurisht, por ndoshta ajo qasje e ka bërë të mundur që ngjitet nga poshtë për në vendin ku është tash”, ka shkruar mbrojtësi i famshëm italian.
Shtuar më 17/05/2020,
ora 16:36