Chiellini: Ndaj Shakhtar si Juventus
Skena dhe himni i Champions League do të luhen për herë të parë në Juventus stadium. Giorgio Chiellini flet me emocionet e një debutuesi, duke qënë se e ka pritur prej kohësh këtë moment. Juventusi niset nga Antonio Conte që do të jetë në tribunë, teksa gjatë javës ka pregatitur me detaje këtë sfidë. Ndeshjet e Champions League janë gjithnjë një motivim më shumë.

"Është një test i rëndësishëm dhe kemi shumë dëshirë të luajmë. Jam shumë i bindur që nuk do të gabojmë. Buk e di nëse do të arrijmë deri në fund apo jo, por është e drejtë që tifozët të ëndërrojnë. Vetëm koha do të tregojë se ku mund të arrijmë. Shakhtari është skaudra më e fortë e vazos së dytë që mund të na qëllonte. Duhet një Juventus i madh për të fituar. Kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe duhet të luajmë si juventusi. E dimë që nuk jemi favoritë për këtë ndeshje dhe as për të fituar grupin, pasi kudnërshtarët tanë kanë më shumë eksperiencë evropiane. Megjithatë ne i kemi studiuar dhe duhet të bëjmë kujdes. Por mund tiu them që jemi shumë të emocionuar pasi është ndeshja e parë në Juventus stadium dhe e dimë që na pret një atmosferë e jashtëzakonshme", u shpreh Giorgio Chiellini.

Ndërsa për trajnerin bardhezi Massimo Carrera edhe kjo sfidë është shumë e vështirë, pasi Shakhtar ka një skuadër teknike dhe me eksperiencë në Europë. /albeu.com/




Shtuar më 01/10/2012, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori