Kapiteni i Juventusit, Giorgio
Chiellini ka thënë se ndeshja ndaj rivalit Interit në Seria A në vikend do jetë e
rëndësishme por jo
vendimtare.
Italiani zhvilloi 64 minuta në fitoren ndaj Genoa në Kupën e Italisë dhe tani është i fokusuar për përballjen e radhës.
Juventusi momentalisht renditët në pozitën e katër, katër pikë mbrapa Interit dhe shtatë më pak se lideri
Milan.
Por,
Chiellini e cilëson këtë ndeshje të
rëndësishme, por jo
vendimtare.
“Ende mbetet deri në fund, por mund të them se është e
rëndësishme, por jo
vendimtare”.
“Është e qartë se jemi në një periudhë pozitive dhe ne duhet të vazhdojmë”.
“Do luajmë një ndeshje tjetër të vështirë në
Milan, si zhvilluam kundër Milanit”, deklaroi ai.
Përballja mes Interit dhe Juventusit zhvillohet të dielën në ora 20:45.
Shtuar më 14/01/2021,
ora 16:23