Chiellini: Unë do të bëhem trajner i Juventusit
Juventus përfundoi sezonin duke e fituar titullin e tetë radhazi të Serie A.

Pas këtij suksesi, Zonja e Vjetër ka njoftuar se trajneri, Massimilano Allegri nuk do t’i drejtoj më nga sezoni i ardhshëm.

Kapiteni i skuadrës, Giorgio Chiellini ka ironizuar duke thënë se ai do të bëhet trajner i Juventusit.

"Trajneri i ri i Juventusit do të jetë Marcello Lippi (qesh)… Ky titull është ndryshe, si kapiten, e ndava me Barzaglin. Allegri? Pas 15 vitesh te Juventusi, do të gënjeja po të thoja se nuk e kuptova se do të largohej. Shumë heshtje më la të kuptoj se kishte mbaruar… Kam eksperiencë brenda ambjentit".

"U përshëndet ashtu si duhej…Ndoshta, kthehet në të ardhmen. Barzagli? Sa vite kemi kaluar bashkë. Do të bëjë kursin si trajner në korrik dhe gusht. Në shtator do të marrë Juventusin (qesh)". /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2019, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori