Chiellini: Vidal? Alkooli është pika e tij e dobët
Autobiografia e Giorgio Chiellini tashmë është bërë e famshme duke qenë se prej shkrimeve të tij, mbrojtësi ka hapur një debat me Ballotelin dhe Felipe Melon duke treguar më shumë për karakterin e dy futbollistëve. Së fundmi, është publikuar edhe një pjesë ku Chiellini flet për Arturo Vidal.

Italiani tregon se mesfushori po pinte shumë dhe njëherë gjatë një momenti në turin veror të Miami, Conte kërkoi t’i jepte një dënim shembullor. Por, në stërvitje edhe pse ishte 40 gradë e gjithashtu pse gjysmë i dehur, Chiellini tregon se ai ia doli të vraponte më shumë se të gjithë.

Vidal po pinte pak si shumë. Njëherë në Miami e nxorrëm nga krevati me forcë sepse Konte kërkonte t’i jepte një dënim shembullor. Ndërkohë, në Miami ishte temperatura 40 gradë dhe pas 10 minutave Vidal dukej ende i pirë dhe nuk e shihte mirë topin, por e përfundoi stërvitjen duke vrapuar si i çmendur dhe më shumë se të gjithë ne. Çfarë të thuash më tepër për dikë që sjell gjallëri në grup, është një lider, luftëtar dhe një kampion i madh”, u shpreh Chiellini.

Shtuar më 15/05/2020, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori