Chiellini: Kam bërë testin, shpresoj të dalë negativ
Aktualisht të gjithë futbollistët e Juventusit janë të izoluar në hotelin e klubit J-Hotel.

Që nga momenti që Daniele Rugani rezultoi pozitiv me koronavirus, të gjithë futbollistët u futën në karantinë nga klubi.

Rasti i dytë në klubin bardhezi ishte ai i mesfushorit francez ishte ai i Blaise Matuidi.

Frika është e madhe dhe rreziku për raste të tjera është evident. Në një intervistë me tifozët nga J-Hotel ka folur kapiteni i skuadrës Giorgio Chiellini, i cili gjithashtu ka nënvizuar se ka kryer tamponin dhe shpreson të mos dalë pozitiv me koronavirus.

” E kam bërë tamponin ditën e djeshme dhe jam në pritje të lajmeve, nuk kam simptoma dhe shpresoj të dalë negativ”, deklaroi Chiellini.
Shtuar më 20/03/2020, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori