Chiesa afër Juventusin, Fiorentina nuk humb kohë për të gjetur zëvendësuesin
Federico Chiesa mund të jetë një nga lëvizjet më të mëdha këtë afat kalimtar në Serie A.

Reprezentuesi italian mund të largohet nga Fiorentina për t’iu bashkuar Juventusit.

Gianluca di Marzio raporton se Fiorentina kanë identifikuar Jose Callejon si nënshkrim të mundshëm nëse largohet Federico Chiesa.

33 vjeçari Callejon është aktualisht lojtar i lirë, pas qëndrimit prej shtatë vitesh te Napoli.

Sulmuesi i Bournemouth, Joshua King dhe ai i River Plates, Martinez Quarta, janë gjithë në radarin e Fiorentinës
Shtuar më 01/10/2020, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori