Chiesa regjistron rekord negativ në Serie A
Federico Chiesa ka debutuar sot me fanellën e Juventus në Serie A.

I transferuari nga Fiorentina, Chiesa, gjeti hapësirat e tij në ndeshjen ndaj Crotone, por jo gjithçka shkoi sipas planit.

Ishte minuta e 60’ kur anësori italian u ndëshkua me karton të kuq, përcjell lajmi.net.

Kështu, Chiesa bëhet lojtari i parë që ndëshkohet me karton të kuq në një debutim në Serie A.

Crotone dhe Juventus ishin me rezultat të barabartë 1:1 kur lojtari u ndëshkua me karton të kuq.
Shtuar më 17/10/2020, ora 22:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori