Chiesa: Shtyrja e Evropianit është në të mirë të Italisë
Italia është në një krizë të thellë dhe vendi më i prekur nga koronavirusi në mbarë botën, ku çdo ditë raportohen qindra e mijëra viktima.

Megjithatë në zemrën e futbollistëve ka shpresë të madhe së vitin e ardhshëm, kur edhe do të zhvillohet Kampionati Evropian do të sjellin trofeun në gadishullin apenin.

Federico Chiesa, ylli i Fiorentinas, është i bindur se shtyrja e Europianit 2020 për vitin 2021 do të jetë një avantazh i madh për Italinë, pasi do të rriten më shumë të rinjtë që sot mund të mos jenë gati.

“Besoj se shtyrja e Europianit është një e mirë, duke qenë se kemi shumë të rinj të talentuar që kanë nevojë të luajnë dhe rriten edhe më shumë. Flas edhe për veten këtu. Ndaj, vitin tjetër mund të jemi edhe më shumë gati për të treguar vlerat tona”, ka thënë italiani.

Megjithatë, Federico Chiesa ende nuk e di të ardhmen dhe se mbase në verë do të duhet të ndryshojë fanellë skuadre dhe të provojë presion më të madh.
Shtuar më 29/03/2020, ora 20:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori