Christian Panucci e konfirmon: Jam në bisedime me klubin grek
Christian Panucci është gati të udhëtojë drejt Greqisë për të vazhduar atje karrierën e tij, e cila deri tani ka dhuruar vetëm etapa zhgënjyese me klube e padyshim edhe eksperiencën e cila nuk la mbresa me Shqipërinë.

Ish-trajneri i kuqezinjve është në bisedime me Aris të Selanikut për të marrë drejtimin e klubit grek.

Lajmi i hapur në mediat italiane, është konfirmuar edhe nga vetë Panucci, i cili është shprehur i gatshëm që të nisë këtë aventurë të re jashtë Italisë, pasi për momentin në “shtëpi” duket se nuk ka interes për të.

"Është e vërtetë që jam në bisedime. Mund të konfirmoj se jam shumë i interesuar që të drejtoj skuadrën e Aris. Më pëlqen shumë që të punoj në Greqi. Por nuk mund t’ju them asgjë më shumë. Po pres të dëgjoj për vendimin që ka marrë klubi", tha Panucci.
Shtuar më 23/09/2019, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori