Cikalleshi: Ja pse ndryshova skuadër këtë merkato
Sokol Cikalleshi vendosi të ndryshonte skuadër në ditën e fundit të merkatos. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionatit turk por tashmë do të mbajë veshur fanellën e Akhisar Belediye, ekip tek i cili do të luajë për 6 muajt e ardhshëm në formë huazimi nga Istanbul Basaksehir.

Në një lidhje telefonike për Supersport, 26-vjecari kavajas shpjegoi se përse zgjodhi të kalonte te Akhisar edhe pse në drejtim të tij kishte shumë oferta, nga kampionate të ndryshme.

“Unë kisha gjatë kësaj periudhë të merkatos oferta të ndryshme si brenda Turqisë, ashtu edhe jashtë saj, në Europë, por edhe në Arabi, Por unë duke qenë se preferoja të rrija në tregun turk, kalova te Akhisar. Në momentin që erdhi në klub një lojtar si Adebajor, shanset e mia për të luajtur u zvogëluan shumë.

Gjëja më e mirë për mua ishte të shkoja diku të luaja, siç bëra. Zgjodha një ekip shumë të mirë si Akhisar. Këtu do të kem mundësinë që të luaj se më kanë marrë si sulmues kryesor. Uroj të shënoj sa më shumë dhe të vazhdoj karrierën sa më mirë”, tha Cikalleshi.



Shtuar më 01/02/2017, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori