Cikalleshi shënon gol të bukur për Osmanlisporin (VIDEO)
Pëlqej
Sokol Cikalleshi ditën e sotme ka shënuar gol në ndeshjen që ekipi i tij Osmanlispor luajti në shtëpi ndaj Trabzonspor.

Bomberi Kavajas ka shënuar golin e dytë për ekipin turk, që i shërbeu për të marrë një pikë, pasi ndeshja u mbyll në shifrat 3-3.

Pas një topi të gjatë, Cikalleshi u shërbye në zonë, gënjeu në kundërshtar në hyrje të zonës, dhe më pas, goditi, teksa çoi topin pas shpinës së portierit.

Ai shënoi në momentin kur Trabzonsporti kishte shënuar golin e tretë, dhe hapi përsëri fatet e takimit, që më pas u barazua nga Cagiran.

Pas kësaj pike, Osmanlisporti mbetet në luftën për mbijetesë, teksa numëron 29 pikë, dhe gjendet në vendin e parafundit në renditje. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori